English

PAA, PR dhe PBDNJ depozitojnë ndryshimet në kodin zgjedhor, kërkojnë koalicione

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur jemi futur në vitin e fundit para zgjedhjeve të përgjithshme që janë planifikuar për t’u zhvilluar mes 15 prillit dhe 15 majit, reforma zgjedhore është shndërruar në temën kryesore për jetën politike.

- Advertisement -

Në Parlament është ngritur një grup dialogu mes 3 grupeve më të mëdha politike, Partisë socialiste, Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, ku do të diskutohet për ndryshimet që do i bëhen Kodit Zgjedhor.

Por në kushtet kur nga ky organ parlamentar puna nuk ka avancuar me ritme të shpejta, por edhe përfaqësimi i zërave të tjera politike është i limituar, partitë e vogla kanë bërë lëvizjen e parë. Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane dhe PBDNJ kanë dorëzuar në Kuvend një projektligj ku kërkojnë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Në projektligjin e depozituar në Kuvend nga Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule, kërkohet rikthimi i koalicionet parazgjedhore në modelin që është aplikuar në 3 palë zgjedhje të përgjithshme, para se të ndryshohej në korrik 2020.

Gjithashtu këto tre parti të vogla kërkojnë votim me lista të hapura për të paktën 2/3 e listës së kandidatëve dhe korrektim kombëtar. Në korrektimin kombëtar të votave përfshihen partitë që marrin së paku 0.5 të votave në rang vendi.

Me këtë ndryshim në Kod, 3 kryetarët e partive të vogla pretendojnë se do të bëhej i mundur një përfaqësim më i të drejtë për partitë politike që me sistemin aktual zgjedhor u digjen shumë vota në qarqe të vegjël.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?