English

Pacientët dhe stafi largohen nga spitali më i madh në Gazë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pacientët, stafi dhe personat e zhvendosur janë larguar më 18 nëntor nga spitali më i madh në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Në spital kanë mbetur vetëm pak pjesëtarë të stafit të cilët po përkujdesen për pacientët që nuk mund të evakuohen për shkak se janë në gjendje të rëndë, përderisa forcat izraelite morën kontrollin e ndërtesës së spitalit më herët gjatë javës.

- Advertisement -

Ushtria izraelite po kryen kontrolle në spitalin Shifa, me synim që të gjejë dëshmi për një qendër komanduese të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që pretendon se gjendet nën ndërtesën e spitalit. Hamasi dhe stafi i spitalit kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Të shtunën, ushtria izraelite tha se i është kërkuar nga drejtori i spitalit për të ndihmuar në ofrimin e një rruge të sigurt për personat që duan të largohen nga spitali.

Ushtria tha se nuk ka urdhëruar asnjë evakuim, por se personeli mjekësor po lejohet që të qëndrojë në spital për t’u kujdesur për pacientët që nuk mund të largohen, shkruan REL.

Por, Medhat Abbas, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Gaza, tha se ushtria izraelite kishte urdhëruar që ndërtesa të pastrohej, duke i dhënë afat prej një orësh spitalit që të largojë njerëzit.

Më vonë, mjeku i spitalit Shifa, Ahmed Mokhallalati, shkroi në rrjetet sociale se afër 120 pacientë vazhdojnë të jenë në spital për shkak të pamundësisë për t’u larguar, përfshirë disa që janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe bebe të lindura para kohe. Ai tha se pesë mjekë po përkujdesen për ta.

Ende nuk është e qartë se ku kanë shkuar personat që janë larguar nga spitalin, përderisa 25 spitale në Gazë janë jashtë funksionit për shkak të mungesës së karburanteve, dëmeve të pësuara dhe problemeve të tjera. Sipas autoriteteve ndërkombëtare të shëndetësisë, vetëm 11 spitale janë pjesërisht operacionale.

Izraeli ka thënë se spitalet në veri të Gazës janë shënjestër kyçe e operacionit të tij tokësor, që synon të shkatërrojë Hamasin.

Trupat izraelite kanë rrethuar disa spitale, ndërkaq disa të tjera kanë dalë jashtë funksionit për shkak të mungesës së furnizimeve dhe rrymës.

Lufta, që tani gjendet në javën e shtatë, u nxit pas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit në jug të Izraelit, kur sulmuesit e këtij grupi vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen 240 të tjerë.

Mbi 11.400 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, dy të tretat gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Në shifrat për viktimat, të prezantuara nga autoritetet palestineze, nuk bëhet dallimi mes luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra sulmues të Hamasit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×