Ka nisur seanca e radhës këtë të martë në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion për padinë e ngritur nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sula, kundër deputetit demokrat Gazmend Bardhi. Padia përfshin akuzat për “shpifje, kryer botërisht” dhe “fyerje, kryer botërisht”.
Burime bëjnë me dije se në Prokurorinë e Posaçme avokati i Edmond Sulaj ka deklaruar se nuk kërkojnë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, por kërkojnë dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi.
E gjithë çështja nisi më 12 shtator 2024 kur Gazmend Bardhi gjatë një interpelance në Kuvend, bazuar në disa materiale të referuara nga SPAK, kishte deklaruar se Edmond Sula ishte një person i emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërbente këtyre grupeve.
Nga ana tjetër, lidhur me këto akuza të Bardhit, pala mbrojtëse e Sulës ka theksuar më parë se bisedat dhe materialet e përmendura nga Bardhi i përkisnin periudhës 2019-2020, tri vite para se Sula të emërohej në detyrën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Akuzat më dëmtuan karrierën”- Mbahet në GJKKO gjyqi mes Bardhit dhe Edmond Sulës
- “Ta nisim nga vetja”, Bardhi: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur SKY ECC