English

Meta shkon në Prokurori për Dvoranin: Rast tmerrësisht flagrant

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti vendit, Ilir Meta për rreth një orë është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë e bërë ndaj kreu të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

- Advertisement -

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga organi i akuzës kreu i shtetit kërkoi nga prokuroria që të hetojë në mënyrë të pavarur dhe e pandikuar politikisht rastin, të cilin e cilësoi tmerrësisht flagrant.

“Rasti është tmerrësisht flagrant, unë shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presion politik dhe të bëjë punën e saj me sukses. Mendoj që kjo është një provë e madhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Kushtetuta e thotë shumë qartë se, Kushtetuta është ligji më i lartë në republikë dhe dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë”, – tha Presidentin, ndërsa shtoi se ai tashmë nuk është në detyrë, por në mision për të mbrojtur Kushtetutën.

Pa përfundimit të  seancës së marrjes në pyetje Meta paralajmëroi se do të publikonte një video ku tregoheshin të gjitha shkeljet e Dvoranit.

Në videon e shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i shtetit pretendon se kreu i KED, në kundërshtim me ligjin, skualifikoi pa të drejtë disa kandidatë duke përzgjedhur 6 juristë për 4 vende vakante në Kushtetuese, çka e bën konkurrimin fiktiv.

Një tjetër shkelje thuhet në video, është loja me afatet dhe mosrespektimi i radhës i Kushtetutës për të arritur qëllimin përfundimtar; kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca dhe emërimin aty të Arta Vorpsit.

Më 19 nëntor Presidenti Ilir Meta depozitoi një padi penale ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, duke i kërkuar drejtësisë dënimin e tij nga 2 deri në 7 vite burg.

Kallëzimin e tij, kryetari i shtetit e mbështeti në akuzën se Ardian Dvorani në shkelje flagrante te Kushtetutës e ka vendosur Presidentin në pamundësinë për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?