Ministria e Mbrojtjes ka hapur dyert për të gjithë të rinjtë, të cilët duan të bëhen pjesë e forcave të armatosura.
Thirrja për të pranuar ushtarë aktivë pranohet deri në datën 31 dhjetor, ku djem dhe vajza të moshës 18 deri në 30 vjeç, mund të aplikojnë në faqen online të Ministrisë së Mbrojtjes ose në qendrën e rekrutimit në Tiranë.
Kërkesat në këtë periudhë vijnë pas disa ndryshimeve ligjore që përfshijnë rritjen e sigurisë, investimit në aramtime dhe rritjes së pagave për këtë kontigjent.
Kështu, pas rekrutimit, paga për ushtarët dhe tetarët nuk do të jetë më e ulët se 75 mijë lekë, ndërsa për ta do ketë shërbim shëndetësor falas dhe trajnime brenda e jashtë vendit pa pagesë.
Forcat e armatosura numërojnë rreth 7000 anëtarë dhe përvec tyre, në shërbim të mbrojtjes së vendit qëndron personeli mbështetës, njohur ndryshe edhe si rezervistë.
Në këtë fazë janë aktivizuar 400 të tillë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes kërkon të rekrutojë 2100.
Çdo individ që do të bëhet pjesë e rezervistëve thirret 15-40 ditë në vit dhe të drejtat e tyre janë të njëjta me ato të ushtarit aktiv.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fuqia e ushtrisë shqiptare në rang botëror
- 1.8 mld euro për transformimin e ushtrisë shqiptare, fuqia e saj në Ballkan