English

Pajisi me dokumente false të renë që ta trafikonte për prostitutë, arrestohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranë ka arrestuar një 29-vjeçar pasi pajisi me dokumente të falsifikuara një shtetase me qëllim për ta trafikuar për prostitucion.

- Advertisement -

Në pranga është vënë shtetasi shtetasit F. S., 29 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do ta trafikonte 29-vjeçaren, në Belgjikë dhe më pas në Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion. I arrestuari është person me rekorde të mëparshme, për të njëjtën veprimtari kriminale.

“Shtetasi F. S. i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara shtetases E. H., të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së.  Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. S.,  i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetaseje, me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas  Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?