English

Pakënaqësi tek Reali i Madridit, 4 futbollistë kërkojnë largimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Reali i Madridit po zhvillon një merkato të qetë dimërore, ndërkohë që ndeshja e fundit ndaj Barcelonës tregoi se skuadra ka nevojë për transferime. Aktualisht nuk ka asnjë emër që po qarkullon për të zbarkuar në Bernabeu, ndërkohë 4 lojtarë pritet t’i japin lamtumirën galaktikëve.

- Advertisement -

I pari është sulmuesi Eden Hazard, belgu nuk preferohet nga Ancelotti, ndërsa ka humbur formën e tij. Tashmë 32-vjeçar, ish-ylli i Chelsea nuk premton asgjë për të ardhmen. Një tjetër emër që kërkon me ngulm largimin në janar është Mariano Diaz. Sulmuesi ka luajtur vetëm 25 minuta këtë sezon me Realin e Madridit.

Vajeho e Odriozola gjithashtu nuk do të mbajnë më veshur fanellën e kampionëve në fuqi të Spanjës. Të dy së bashku kanë luajtur vetëm 101 minuta, duke bërë që pakënaqësia të shtohet së tepërmi. E vetmja zgjidhje sipas asaj çka raportojnë mediat iberike është largimi, ndërsa nuk përjashtohet nënshkrimi me skuadra të tjera të La Ligas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?