English

Paketa anti-KÇK, Enkelejd Alibeaj: I vihet një kryq i madh Kushtetutës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enekelejd Alibeaj e cilëson aktin normativ të miratuar nga qeveria pak ditë më parë, që ndryshe njihet si paketa anti-KÇK si antikushtetuese si dhe minon reformën në drejtësi.

- Advertisement -

“Shkelet kushtetuta, kodi i procedurës penale, abuzohet me pushtetin, diskriminohet pushteti. Me aktin normativ anti-KÇK i vihet një kryq i madh Kushtetutës. Reforma në drejtësi mori fund në këtë rast”, u shpreh ish-deputeti i PD.

Z. Alibeaj duke folur në studion e Ilva Now, u shpreh se kjo i jep më shumë fuqi Policisë së Shtetit dhe lë në hije prokurorinë dhe gjykatat në luftën kundër krimit të organizuar.

“Unë besoj më shumë një prokuror dhe një gjyqtar që ka kaluar vetingun dhe me probleme, se sa drejtorin e policisë. Në qoftë se brenda 5 ditëve pasi është vendosur sekuestro, nëse gjykata nuk shprehet dot brenda 5 ditëve vendimi i drejtorit të policisë, vazhdon pa fund. Kjo do të thotë shtet policor”, tha ai.

Ndërsa avokati, Sajmir Vishaj u shpreh se në situatë emergjence dhe nevoje, qeverisë i lind e drejta për të miratuar një akt të tillë normativ. Ai pranoi se ligji ka probleme dhe duhet përmirësuar para te të miratohet në Parlament brenda 45 ditëve siç parashikohet në Kushtetutë.

Z. Vishaj tha se, akti ka një afat deri më 31 dhjetor 2020 dhe pas kësaj date nuk ka asnjë fuqi vepruese. Pavarësisht se anti-KÇK është quajtur për njerëzit e korruptuar të drejtësisë, akti në fakt sipas z. Vishaj nuk merret aspak me prokurorët dhe gjykatësit ndryshe nga se u pretendua publikisht dhe nga vetë Kryeministri një ditë para hyrjes në fuqi.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati bëri të ditur se, akti normativ nga versioni fillestar i propozuar nga qeveria ka pësuar ndryshime, pasi në variantin e parë parashikohej dhe hapësira për të mbajtur persona në përgjim me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit duke anashkaluar Prokurorinë.

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeja i pyetur nëse do ta dërgojnë aktin normativ në Gjykatën Kushtetuese, ia mohoi një gjë të tillë duke thënë se ajo gjykatë ende nuk ekziston. Ndërsa i bën thirrje qeverisë që ta nisi zbatimin duke sekuestruar pasurinë e mikut të Taulant Ballës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?