English

Paketa anti-KÇK, ambasadori Soreca: Po monitorojmë zbatimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca u ka bërë thirrje autoriteteve ligj zbatuese shqiptare që të respektojnë të drejtat themelore të njeriut dhe ndarjen e pushteteve për zbatimin e paketës antiKÇK.

- Advertisement -

Soreca ka bërë një deklaratë të tillë gjatë prezantimit të metodologjisë së re të zgjerimit.

Duke folur pak ditë pas nisjes së zbatimit të aktit normativ të miratuar nga qeveria shqiptare, ambasadori ka bërë dhe një paralajmërim se aksionet duhet të udhëhiqen nga Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit.

“Mendoj se qasja të ndjekësh paratë është qasja më e mirë për të luftuar krimin e organizuar. Mendoj se ky ligj tregon gatishmërinë politike për të adresuar problemin. Por, mënyra se si do të zbatohet ky ligj është thelbësore. Të drejtat themelore të njeriut të plotësohen dhe të respektohen.

Asetet të konfiskohen, por të respektohet procesi i duhur ligjor në mënyrë që të gjithëve t’u respektohen të drejtat themelore. Kushti i dytë ka të bëjë me drejtimin dhe sipas ligjit SPAK duhet të konfirmojë të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia dhe t’ia kalojë dosjen gjykatës për vendimin për konfiskim”, deklaroi ambasadori i BE-së.

Z. Soreca shtoi më tej se, delegacioni i BE po monitoron informacionin mbi operacionet e OFL-së për të kuptuar nëse shkelen të drejtat e personave të përfshirë në këto çështje. Ai tha se deri tani një element i tillë nuk ka ndodhur.

Kurse lidhur me metodologjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ambasadori tha se, ende nuk është gjetur konsensusi mes vendeve anëtare të BE-së për zbatimin e kësaj metodologjie. Ai tha se shpresonte që diskutohet të mbyllen deri në mars. Ndërsa sa i takon raportit vjetor për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, tha se shpresonte që kjo do të ndodhte para Samitit të Zagrebit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?