English

Paketa “Antishpifje”, pritet rivotim në Kuvend pas rrëzimit të dekretit të presidentit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ku sipas agjendës do të diskutohet për ligjin e amnistisë dhe paketën Antishpifja”.

- Advertisement -

Kjo paketë pritet të rivotohet, pas rrëzimit të dekretit të presidentit Meta nga Komisionet. Paketa nuk u dekretua nga presidenti, i cili e ktheu në Kuvend për rishqyrtim për përmirësim të dy ligjeve.

Komisionet vendosën që të mos e shqyrtojnë dekretin e presidentit, pasi sipas tyre, paketa nuk ka vend për përmirësim. Asambleja e përgjithshme e Këshillit Europian, e ka çuar “Antishpifjen” në Komisionin e Venecias, ku do të merret në shqyrtim më muajin mars.

Pak ditë më parë në studion e Ilva Now, në Euronews Albania, pedagogia e gazetarisë Jonila Godole dhe kryetari i këshillit shqiptar të medies, Koloreto Cukali e cilësuan këtë nxitim të qeverisë për ta votuar një ligj të kundërshtuar fort nga grupet e interesit dhe faktori ndërkombëtar, si frikë nga kritika dhe përpjekje për të vënë nën kontroll edhe median online, të cilën nuk e kontrollonin dot deri më tani.

Sa i përket amnistisë, pritet të votohet drafti me datën e ndryshuar nga Komisioni i Ligjeve për shtyrjen e afatit të të burgosurve që përfitojnë nga ligji i amnistisë, nga 30 shtatori deri më 31 dhjetor.

Shtyrja e afatit rrit numrin e të burgosurve që përfitojnë nga ligji i amnistisë.

Drejtor i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Besmir Beja duke folur në studion e Ilva Now në Euronews Albania, theksoi se, do të ketë dhe ulje dënimi për shumë të dënuar të tjerë. 

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, i pyetur nëse kjo amnisti bëhet për të liruar vende në burgje, ai u shpreh se aktualisht nuk ka mbipopullim pasi në qeli ndodhen 5 350 persona ndërkohë që kapaciteti është 6 100 vende.

Kjo amnisti vjen pas katër vitesh mungesë, ndërkohë që miratimi ishte parashikuar para fundit të vitit të kaluar, kjo gjë u shty për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?