Shumë subjekte do t’i nënshtrohen hetimeve dhe verifikimeve, në kuadër të zbatim të paketës “anti-KÇK”. Sot nis operacioni kundër grupeve kriminale apo individëve, që janë hetuar dhe dënuar më parë dhe që nuk justifikojnë burimin e pasurisë.
Kryesisht do të gjurmohen individë të dyshuar për aktivitete kriminale të drogës, prostitucionit dhe evazionit fiskal.
Por operacioni do të shtrihet edhe ndaj kompanive të ndërtimit etj. Njësia speciale e përbërë nga 50 oficerë do të nisë punën nga qytetet e mëdha, si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani, ndërkohë të dyshuarve do t’u jepet një formular për burimin e pasurisë se tyre i cili duhet të plotësohet brenda 48 orësh.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati njofton se edhe pse Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ishte parashikuar që të zbriste sot në terren, kjo gjë të paketën deri tani nuk është materializuar.
Bazuar në burimet policore, gazetari thekson se Policia e Shtetit ka identifikuar rreth 250 subjekte të dyshimta, të cilat duhet që të provojnë ligjshmërinë dhe veprimtarinë e biznesit të tyre.
“Sigurisht Policia e Shtetit i ka evidentuar por kjo strukturë do të bëjë një hetim më të thelluar për këta individë, pasi hetimi do të shtrihet edhe në palë të treta. Janë rreth 250 subjekte të moshave të ndryshme që po kalojnë në filtrat e policisë”-theksoi gazetari.