English

Palestinezët ikin nga Khan Junis, forcat izraelite zgjerojnë ofensivën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa mijëra palestinezë janë larguar nga Khan Junis drejt perëndimit në 24 orët e fundit, teksa luftimet mes Hamas dhe Izraelit në jug të Gazës vazhdojnë të intensifikohen.

- Advertisement -

Prej javësh, Khan Junis ka qenë një nga fushat kryesore të betejës mes trupave izraelite dhe militantëve islamikë, konflikt që ka hyrë në muajin e katërt.

Më herët gjatë javës ushtria izraelite kishte urdhëruar palestinezët të zbraznin zonat perëndimore të Khan Junis, pasi trupat e saj kishin rrethuar qytetin.

Të paktën 20 persona mbetën të vrarë dhe 150 të plagosur të enjten teksa një turmë njerëzish që po priste ardhjen e ndihmave humanitare në Qytetin e Gazës, ra pre e një zjarri të qëlluar nga trupat izraelite.

Ndërkohë, gjykata e Hagës do të shpallë të premten një vendim mbi kërkesën e Afrikës për trajtimin e akuzës së gjenocidit ndaj Izraelit, përfshirë një urdhër për ndaljen e ofensivës në Gaza.

Pamje të publikuara nga agjencia palestineze e lajmeve “Wafa” kanë treguar njerëz që kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja në kampin e refugjatëve Nuseirat, ku ndërtesa të shumta u shembën si pasojë e sulmeve të forcave izraelite.

Këto të fundit kanë njoftuar se po i përhapin operacionet e tyre si në qendër të Gazës, ku ndodhet kampi Nuseirat, ashtu dhe në jug të enklavës.

Mbështetës dhe të afërm të pengjeve që mbahen në Gaza organizuan mbrëmjen e së enjtes një protestë në Tel Aviv, ku bënë thirrje për lirimin e tyre.

Protesta u mbajt jashtë “Kirës”, selia qendrore e ushtrisë izraelite, në kohën kur ishte mbledhur Kabineti i Luftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?