Policia e shtetit ka shpërndarë pamjet e operacionit të zhvilluar paraditen e së martës në kampin e muxhahedinëve në Manzë.
Pamjet me dron tregojnë momentin e zbarkimit të rreth 1 mijë forcave të policisë të cilët me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO të cilët kanë tentuar të ushtrojnë kontrolle brenda ndërtesave të kampit ku strehohen rreth 3 mijë përfaqësues të opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri që nga 2013.
Në pamjet e publikuara nga policia duken edhe disa nga anëtarë të MEK që tentojnë të djegin dokumente të ndryshme.
Drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku tha në një konferencë për mediat se në asnjë moment nuk është përdorur dhunë nga policia ndaj rezidentëve të MEK, por sipas tij ka ndodhur e kundërta.
Rrumbullaku u shpreh se në kamp janë futur me mirëkuptim dhe se rezistenca e MEK filloi 2 orë pasi kishin nisur kontrollet, në momentin kur u konstatua paligjshmëri.
Sipas kreut të policisë, i gjithë kampi bëri rezistencë ndaj policisë. Ai tha se është kërkuar ndihma e drejtuesve të MEK që të uleshin tensionet, por ata nuk janë treguar të gatshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
- “MEK aktivitet politik në Shqipëri”, Çuçi: Kanë thyer marrëveshjen me qeverinë
- Aksioni i policisë në kampin e MEK, reagon Rezistenca Iraniane: BE të reagojë