English

Pamje me dron, Parisi në kohën e coronavirusit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rrugët e famshme të Parisit kanë mbetur bosh këtë javë, me shumë pak makina e këmbësorë në qarkullim, pas urdhrit qeveritar për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

- Advertisement -

67 milionë banorë në të gjithë Francën u vendosën në shtetrrethim këtë të martë, gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në kohë paqeje.

Urdhri u dha pasi numri i të vdekurve nga coronavirusi u rrit me 20% brenda 24 orëve.

Autoritetet franceze kanë raportuar 89 persona të tjerë këtë të mërkurë që kanë rezultuar të infektuar, me një total prej 264 të prekurish, një rritje prej pothuajse 51%.

Sëmundja që u përhap me shpejtësi, fillimisht nga kafshët te njerëzit në Kinë, tani ka infektuar rreth 212 mijë persona në 164 vende të botës, dhe ka shkaktuar 8700 vdekje, duke i detyruar autoritetet të marrin masa që nuk merreshin që prej Luftës së Dytë Botërore.

Italia është vendi më problematik, pasi të infektuarit vazhdojnë të përhapen dhe numri i pacientëve që humbin jetën vazhdon të jetë i lartë. Vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 475 humbje jete.

Mbretëria e Bashkuar i shtohet vendeve të tjera europiane që kanë marrë masa për parandalimin, duke mbyllur shkolla e duke i kërkuar popullsisë të mos qëndrojnë në grupime.

Ndërkohë, vendet sub-sahariane, ku epidemitë janë një rrezik edhe më i madh për shkak të kushteve më të këqija të infrastrukturës, kanë njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19 në Burkina Faso.

BE ka vendosur të mos i lejojë të huajt në bllok për 30 ditët e ardhshme, ndërkohë që në pikat kufitare të shumicës së vendeve janë vendosur kontrolle të rrepta.

Irani vazhdon të ketë probleme me përhapjen e virusit, duke u renditur të tretët, pas Italisë. Të prekurit në Iran janë 17.361, ndërsa të vdekurit kanë arritur në 1135.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?