Tollumbace të kuqe janë vendosur në rrënojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi, për të nderuar të gjithë ata fëmijë që humbën jetën për shkak të tragjedisë.
Vullnetarët frynë tollumbacët dhe i vendosën ato mbi rrënoja e banesave të shembura në Hatay, një nga zonat më të goditura nga tërmeti.
Me dhjetëra fëmijë kanë humbur jetën apo vijojnë të mbeten nën rrënoja ndërsa shumë të tjerë kanë patur fatin të shpëtohen të gjallë.
Si pasojë e tërmeteve shkatërrimtar që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, mbi 46.000 njerëz, 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri, kanë humbur jetën. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se numri i viktimave pritet të rritet, duke bërë që kjo fatkeqësi të jetë më vdekjeprurëse në Turqi gjatë shekullit të XXI.
Teksa këtë të hënë u bë dhe dy javë nga goditja e tërmetit, përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit janë në orët e tyre të fundit.
Mbi 345,000 apartamente në Turqi raportohet se janë shkatërruar. Familjet tashmë janë pritje të nxjerrjes së trupave të të afërmve të tyre nga rrënojat e betonit.
LEXONI GJITHASHTU: