English

Pamje tronditëse nga sulmi në shkollën e Grazit: Nxënësit fshihen mes të shtënave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një sulm i armatosur në një shkollë të mesme në qytetin e Grazit në Austri la pas 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

- Advertisement -

Videot e filmuara nga vetë nxënësit tregojnë momentet e panikut dhe tmerrit, ku të rinjtë, të ngujuar në klasa, dëgjojnë të shtënat masive që vijnë nga katet e para të shkollës.

Autori i sulmit, i identifikuar si një ish-nxënës 22-vjeçar, ka hyrë me armë dhe ka qëlluar në dy klasa. Bilanci paraprak flet për 10 të vdekur dhe një numër të lartë të plagosurish rëndë.

Autoritetet lokale konfirmojnë se i dyshuari u gjet i vdekur në një prej tualeteve të shkollës, me një plagë të vetëshkaktuar nga arma e zjarrit.

Pamjet që po qarkullojnë gjerësisht tregojnë nxënës të traumatizuar, disa prej tyre duke qarë, të tjerë duke komunikuar me prindërit përmes telefonit, ndërsa nga jashtë dëgjohen të shtëna të njëpasnjëshme.

Mediat austriake shkruajnë se sipas të dhënave paraprake autori kishte qenë student në këtë shkollë dhe pretendohet se ishte përballur me ngacmime gjatë viteve të studimit.

Kjo pritet të jetë një nga pistat që po hetohet nga policia.

Zonës përreth shkollës iu vendos menjëherë perimetër sigurie, ndërsa forca të shumta të policisë, ambulanca dhe ekipe të emergjencës mbërritën brenda minutash. Autoritetet ngritën dy qendra emergjente për prindërit dhe të afërmit e nxënësve, ndërsa qytetarëve iu kërkua të shmangin zonën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?