Në një operacion antidrogë të zhvilluar në Tiranë, është zbuluar një shtëpi bari e përshtatur në katin e dytë të një magazine shtetërore.
Ky rast është denoncuar nga ish-deputeti, Halit Valteri, i cili mbrëmjen e djeshme ka komunikuar me kryepolicin Ilir Proda dhe pas kësaj, ky i fundit ka nisur për verfikim një grup me punonjës të Policisë nga Komisarjati Nr.2.
Halit Valteri ka filluar punën si drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Publike dhe Kadastrës (ASHK).
Ai ka nisur inspektimin e godinave që janë nën administrimin e ASHK-së dhe ka raportuar për situatën e tyre te Proda pas përfundimit të inspektimeve.
Kjo shtëpi bari, e cila përdorte llampa elektrike për kultivimin e drogës, u gjet nga Policia mbrëmjen e kaluar në zonën e Selitës.
Gjatë operacionit, u gjet një sasi e madhe droge në magazinat, të cilat janë të përcaktuara si pronë shtetërore.
Sipas raportimeve, godina e kthyer në shtëpi bari ishte mbikëqyrur nga roje sigurie.
Operacioni po vazhdon për të zbardhur më tej këtë rast, ku deri më tani janë shoqëruar 7 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia zbulon një “shtëpi bari” në qendër të Tiranës, detajet e para
- Shembet një shtëpi në Itali, humbin jetë 4 anëtarë të familjes