Rusia nxori të hënën në shitje armët e saj në panairin e hapur në Emiratet e Bashkuara Arabe, që varionin nga Kallashnikovi tek sistemet raketore, duke sfiduar sanksionet e Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë.
Eventi, i njohur si Ekspozita dhe Konferenca Ndërkombëtare e Mbrojtjes, i mbajtur në kryeqytetin Abu Dhabi, tregon se si federata e Gjirit Arab po përpiqet të vendosë marrëdhënie me Moskën, duke balancuar ato me Perëndimin.
Ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet përvjetorit të parë, paratë ruse vazhdojnë të vërshojnë në tregun e pasurive të patundshme të Dubait.
Fluturimet ditore mes Emirateve dhe Moskës vazhdojnë paralelisht me luftën, duke ofruar një lloj jeleku shpëtimi si për ata që i largohen rekrutimit ushtarak, ashtu edhe për elitën ruse.
Departamenti amerikan i Thesarit ka shprehur prej kohësh shqetësimin për fluksin e madh të parave ruse që po depërtojnë në vendin e Gadishullit Arabik.
Në panairin e armëve në Emirate marrin pjesë edhe persona të konsideruar si problematikë nga Perëndimi. Ish-lideri sudanez Omar al Bashir mori pjesë në edicionin e vitit 2017, ndërsa ai çeçen Ramzan Kadyrov, i përfshirë thellësisht në luftën në Ukrainë, ishte i pranishëm si në vitin 2019 edhe në atë 2021.
LEXONI GJITHASHTU
- Zelensky: Nëse Kina bëhet aleate me Rusinë, do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore
- “Do ta fitojmë këtë betejë historike”- Zelensky flet në krah të Biden në Kiev
- Biden vizitë surprizë në Kiev, e para që nga fillimi i luftës