English

Panairi ‘Taverna e Adriatikut’, Durrësi josh turistët me kulinarinë e produktet bio

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Stendat e mbushura me produkte tipike të zonës, shërbyen si një kartolinë e bukur prezantuese e potencialit gastronomik, por edhe artizanal të Durrësit.

- Advertisement -

Edicioni i dytë i panairit “Taverna e Adriatikut”, në shëtitoren “Taulantia”, solli për qytetarët durrsakë, por edhe për turistët e huaj, një gamë të larmishme produktesh kulinarie nga agroturizmat e qytetit, pijet tradicionale vendase nga kantinat më të mira, vajin e ullirit, reçelrat dhe glikotë e fshatrave turistikë.

“Një mundësi e mirë kjo, edhe për prezantimin dhe njohjen e të rinjve nga shkollat profesionale të qytetit bregdetar” tha Gentian Kallmi, nënkryetar i Bashkisë Durrës.

Stenda e librit dhe ajo e guidave dhe hartave turistike, punimet artizane, suveniret, prodhimet e verërave, mjaltit, dhe gatimet tradicionale durrsake, ishin disa prej produkteve të tjera të ekspozuara në panairin, ku nuk munguan as këngët dhe vallet tradicionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?