Panathinaikos është rikthyer pas 13 vitesh në finale në Euroleague në basketboll, madje ka arritur të fitojë trofeun e 7-të.
Skuadra greke dhuroi një performancë fantastike, ndërsa mposhti Realin e Madridit me një diference prej 15 pikësh.
Spanjollët e nisën më mirë duelin, duke arritur të triumfojnë në periodën e parë me rezultatin 36-25, por më tej lëshuan terren duke u mposhtur 18-24 dhe 7-15, ndërsa edhe në periodën e fundit, grekët ishin të jashtëzakonshëm duke triumfuar 19-31, e në total u regjistrua rezultati 95-80 në favor të Panathinaikos, që fiton kështu trofeun pas 13 vitesh.
Sloukas ishte shënuesi më i mirë me 24 pikë, i ndjekur nga Nunn e Lesort, ndërsa në kampin spanjoll ai që shënoi më tepër pikë ishte Musa me 15 të tilla. Edhe pse e udhëhoqi gjithë Euroleaguen, Reali i Madridit nuk gjeti fuqinë duke u dorëzuar në fund, me grekët që rikthehen në majë, teksa edhe skaudra tjetër Helene Olympiacos fitoi vendin e tretë, pasi mposhi Fenerbahcen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prezantohet Antonios Doukas, trajneri i ri Kombëtares në basketbollin për meshkuj
- Basketbolli për femra, vlonjatet mposhtën Partizanin dhe u shpallën kampione