English

Pandemia COVID-19 dhe burgjet, Këshilli i Evropës kërkon masa alternative për shlyerjen e dënimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komiteti Kundër Torturës në Këshillin e Evropës ka kërkuar zbatimin e disa parimeve nga institucionet e privimit të lirisë, në periudhën e coronavirusit. Ky komitet kërkon respektimin e të drejtave të të burgosurve si dhe dënimin alternative në mënyrë që të shmangen mbipopullimet e burgjeve. 

- Advertisement -

Sipas këtij komiteti, parimet e duhet të zbatohen nga të gjitha autoritetet përkatëse përgjegjëse për personat të privuar nga liria brenda zonës së Këshillit të Europës. 

Parimi themelor ka të bëjë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të mundshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të gjithë personave të privuar nga liria.Disa nga parimet e tjera janë:

-Udhëzimet e OBSH-së për luftimin e pandemisë duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht në të gjitha vendet e privimit të lirisë.

-Disponueshmëria e stafit duhet të përforcohet që të jenë në gjendje të vazhdojnë të përmbushin detyrat e tyre në vendet e privimit të lirisë. 

-Autoritetet duhet të përdorin më shumë alternativa të paraburgimit; ulja e dënimeve, lirimi i parakohshëm dhe shërbimi i provës.

Ndërkohë, pak ditë më parë edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi aplikimin e masave shtrënguese të ndryshme nga masa e arrestit me burg për personat nën hetim apo të pandehur, sipas parashikimeve ligjore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?