English

Pandemia COVID-19 në Shqipëri, Edi Rama: Kemi hyrë në një javë të vështirë, po humbasim njerëz

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria po përballet fatkeqësisht me rritjen e numrit të personave, të cilët po humbin jetën nga COVID-19. Deri në këto momente, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë katër persona kanë ndërruar jetë, kurse një i pestë ndodhet në vdekje klinike në gjendje shumë të rëndë në Spitalin Infektiv në QSUT.

- Advertisement -

Për këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social “Facebook”. Ai shpreht se vendi po përballet me një javë të vështirë, pasi numri i të vdekurve nga COVID-19 duket se po vjen në rritje.

“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz. Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha: Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar”, shkruan  Rama. 

Autoritetet shtetërore kanë marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës duke mbullyr shkolla, lokale, dhe duke kufizuar në mënyrë drastike lëvizjen e këmbësorëve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?