Papa Françesku ka emëruar për herë të parë në historinë e Kishës Katolike tre gra, të cilat do të shërbejnë si anëtare të komitetit të Vatikanit që kontrollon nominimet e peshkopëve.
Murgesha italiane Raffaella Petrini dhe Maria Lia Zervino, si dhe ajo franceze Yvone Reungoat do të bashkohen me komitetin që deri dje përbëhej vetëm nga burra.
Emërimet përbëjnë lëvizjen e fundit të një seri veprimesh të Vatikanit që i lejojnë gruas të thotë fjalën e saj në qeverisjen e Kishës Katolike.
Dikasteri mbikëqyr punën e pjesës dërrmuese të 5 mijë e 300 peshkopëve, që drejtojnë dioqezat nëpër botë. Anëtarët e tij, ku bëjnë pjesë kardinalë, peshkopë dhe tani edhe gra, takohen në mënyrë periodike për të vlerësuar kandidaturat e reja të propozuara për ambasadorë të Vatikanit.
Sidoqoftë, është vetë Papa të cilit i takon fjala e fundit, pavarësisht procesit të konsultimeve dhe vetingut.
Doktrina e kishës ende e rezervon rolin e priftit për burrat dhe gratë shpesh herë janë ankuar se kanë një status të nivelit të dytë në hierarkinë klerikale të Atit të Shenjtë.
Ndërsa shumica e punës së Vatikanit, që ka të bëjë me menaxhimin e shkollave, spitaleve dhe përcjelljen e besimit fetar bëhet nga gratë.
LEXONI GJITHASHTU: