English

Papa Françesk: Mos kini frikë, errësira dhe vdekja nuk kanë fjalën e fundit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Si kurrë më parë në një shesh dhe katedrale të zbrazët në kremtimin e Natës së Pashkëve, Papa Franceku bëri thirrje që të mos biem pre e frikës duke dhënë mesazhe shprese.

- Advertisement -

“Në agim gratë shkuan në varr. Atje engjëlli u thotë mos kini frikë. Ai nuk është këtu; sepse është ringjallur. Ato dëgjuan fjalët e jetës edhe qëndruan përpara një varri … dhe pastaj takuan Jezusin, dhënësi i të gjithë shpresës, i cili thotë:” Mos ki frikë”. Ky është mesazhi i shpresës. Sot ai drejtohet tek ne. Mos ki frikë, këto janë fjalët që Zoti na përsërit këtë natë”, tha papa.

Ati i shenjtë inkurajoi njerëzit të jenë “lajmëtarë të jetës” dhe të mos i japin fund shpresës

“Gjithçka do të shkojë mirë, le ta themi me këmbëngulje gjatë këtyre javëve. Zoti është më i madh. Errësira dhe vdekja nuk kanë fjalën e fundit”, theksoi kreu i Vatikanit.

Mesha e së Dielës së Pashkëve ku Papa dërgon bekimin e tij Urbi dhe Orbi zakonisht tërheq deri në 100,000 njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit. Këtë vit, ajo do të mbahet brenda kishës me një kongregacion simbolik me më pak se 20 njerëz.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?