Papa Françesku në një nga audiencat e tij të përgjithshme me gjithë peshkopët e botës hodhi poshtë propozimin për të lejuar priftërinjtë që të martohen.
I pyetur nga asambleja e kishës për çështjen në fjalë duke marrë parasysh mungesën e stafit të klerit ai nuk e pranoi këtë propozim por parashtroi zgjidhje të tjera.
Ky rekomandim, i paraqitur nga peshkopët e Amerikës Latine vitin e kaluar, kishte alarmuar konservatorët e kishës katolike romake.
Përgjigja zyrtare u dha 3 muaj pasi ishte propozuar në një asamble të diskutueshme të Vatikanit me 128 vota kundër 41 vota të peshkopëve katolikë romakë.
Frika e konservatorëve ishte se nëse ky propozim do të pranohej, vendet e tjera të botës të cilat kanë mungesë priftërinjsh do ta zbatonin menjëherë.