Papa Françesk i jeton ditët e tij në Vatikan duke ndjekur nga afër lajmet për emergjencën e coronavirusit. Dy ditë më parë ai shkoi në Santa Maria Maggiore dhe në kishën e San Marcello al Corso për t’u lutur.
Në një intervistë ekskluzive për “Repubblica”, Ati i Shenjtë tregon se çfarë ka arritur të mësojë nga këto ditë të vështira që po kalon bota.
“Në këto ditë të vështira mund të gjejmë gjestet e vogla konkrete të afërsisë dhe solidaritetit ndaj njerëzve që janë më afër nesh. Një përkëdhelje ndaj gjyshërve tanë, një puthje për fëmijët, empati ndaj personave që duam. Këto janë gjeste të rëndësishme, vendimtare. Nëse jetojmë në ditë të tilla, ato nuk do të shkojnë dëm”. shprehet Papa.
Papa Francesk tregon se çfarë i kërkoi Zotit kur shkoi në San Marcello al Corso për t’u lutur!
“Unë i kërkova Zotit që të ndalonte epideminë: Zot, ndaloje atë me dorën tënde. U luta për këtë”, thotë ai.
Ati i shenjtë thot se teknologjia ka larguar familjet dhe i ka kthyer ata në murgj të izoluar dhe këto janë pikërisht ditët për tu afruar më pranë njëri-tjetrit.