Papa Françesku ka përfunduar vizitën në Belgjikë, e konsideruar kontradiktore për shkak të dënimit të abortit. Edhe në fluturim, teksa kthehej në Vatikan, ati i shenjtë nuk është kursyer, duke cilësuar si “vrasës” mjekët që e ushtrojnë këtë praktikë.
“Mjekët që me vetëdije e kryejnë këtë janë, më lejoni ta them, vrasës. Dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, pasi merret jeta e një njeriu”,-tha Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike.
Komentet erdhën teksa Belgjika ndodhet në prag të përditësimit të ligjit për abortin. Ligjvënësit synojnë ta zgjasin kufirin ligjor për procedurën shëndetësore nga 12 në 18 javë. Edhe Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për nisma që synojnë garantimin e abortit për të gjithë.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Nga emigrimi tek aborti’ Ndrenika: Çfarë do të diskutohet në depatin Biden- Trump
- Biden po “blen” vota latine me reklama të shtrenjta për të drejtat e abortit