Papa Françesku u takua me grupin e katërt të transgjinorëve që kanë gjetur strehë në kishën romake, njoftoi sot gazeta e Vatikanit “Oservatore Romano”.
Gazeta thekson se takimi u zhvillua dje. Motra Genevieve Jeanningros dhe prifti Andrea Conoçhia thanë se pritja e Papës solli shpresë për të ftuarit.
Kur Papa u pyet në vitin 2013 për të thënë diçka për një prift të dyshuar homoseksual, ai pyeti “kush jemi për ta gjykuar”.
Papa Françesku është takuar individualisht dhe me grupe të tjerë personash transgjinorë, por ka kundërshtuar fuqimisht “teorinë gjinore” dhe nuk e ka ndryshuar mësimin e kishës që e konsideron sjelljen homoseksuale si “thelbësisht të çrregulluar”.
Një vit më parë, ai lejoi publikimin e një dokumenti të Vatikanit që pretendonte se Kisha Katolike nuk mund të bekojë bashkimet e të njëjtit seks sepse “Zoti nuk mund të bekojë mëkatin”.
LEXONI GJITHASHTU: