Papa Françesku tha se lufta në Ukrainë ka larguar vëmendjen nga problemi i urisë në botë dhe bëri thirrje për ndihmë urgjente ushqimore për të parandaluar urinë në Somali.
“Njerëzit e këtij rajoni, të cilët tashmë po jetojnë në kushte shumë të pasigurta, tani janë në rrezik për jetën për shkak të thatësirës”, tha ai në një fjalim të dielën në Sheshin e Shën Pjetrit, duke iu referuar Bririt të Afrikës, raportoi Reuters.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) tha këtë muaj se mund të shpallë zyrtarisht urinë në tetë rajone të Somalisë muajin e ardhshëm nëse bagëtitë vazhdojnë të ngordhin, çmimet e mallrave kryesore vazhdojnë të rriten dhe ndihma humanitare nuk arrin të shkojë te më të rrezikuarit.
Në fjalimin e tij drejtuar besimtarëve dhe turistëve në shesh, Papa Françesku donte të tërhiqte vëmendjen për atë që ai tha se ishte një krizë e rëndë humanitare që ka prekur Somalinë dhe disa zona të vendeve kufitare.
LEXONI GJITHASHTU: