Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë që të mos përdorë armë kimike apo armë taktike bërthamore në luftën në Ukrainë.
Në një intervistë për CBS News, Biden tha se veprime të tilla “do të ndryshonin luftën, ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Biden nuk tregoi se cila do të ishte përgjigja e SHBA-së nëse përdoren armë të tilla.
Theksojmë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në gatishmëri “speciale” forcat bërthamore ruse pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Ai u ka thënë shefave të tij të ushtrisë se kjo masë është ndërmarrë për shkak të “deklaratave agresive” nga Perëndimi.
Armët bërthamore ekzistojnë qe 80 vjet dhe shumë shtete i shohin ato si mjet që garantojnë sigurinë e tyre kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Energjia elektrike në Gjermani, deri në 60 % më shtrenjtë vitin e ardhshëm
- Scholz: Ushtria e Gjermanisë duhet të jetë “më e pajisura” në Evropë
- NATO bën bashkë Greqinë dhe Turqinë për stërvitje ushtarake