English

Paralajmërimi i fortë i Turqisë, Erdogan: Një operacion ushtarak në zonën e Idlibit është çështje kohe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar këtë të mërkurë se bisedimet me Rusinë për çështjen që ka të bëjë me situatën në rajonin e Idlib, ishin larg përmbushjes së kritereve të kërkuara nga Ankaraja, ndërsa paralajmëroi se nisja e një operacioni ushtarak në këtë zonë, ishte thjesht çështje kohe.

- Advertisement -

Ndërkohë, një video e publikuar nga grupi i Helmetave të Bardha, tregon trupat e shpëtimit teksa luftojnë me flakët pas një sulmi ajror vdekjeprurës të kryer gjatë së martës në një nga rajonet problematike të Sirisë.

Nga ky sulm, që besohet të jetë kryer nga avionët luftarakë rusë në qytezën veriperëndimore të Sirisë, në Termanin, kanë mbetur të vrarë të paktën 3 civilë, deklaruan Helmetat e Bardha dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani.

OKB deklaroi se sulmet ajrore qeveritare kanë goditur spitale dhe kampe refugjatësh në veriperëndim të Sirisë, duke lënë të vdekur të paktën 300 civilë.

Turqia dhe Rusia mbështesin palë të kundërta me njëra-tjetrën në kofliktin sirian, por kanë bashkëpunuar për gjetjen e një zgjidhjeje politike për luftën gati 9-vjeçare.

Gjithsesi, ofensiva e fundit e qeverisë siriane në Idlib ka ndikuar në këtë bashkëpunim të brishtë mes dy vendeve, kjo edhe për shkak të vrasjes se 13 trupave ushtarake turke nga një sulm i kryer në fillim të këtij muaji në Siri, çka nxiti edhe një përballje serioze mes Ankarasë dhe Damaskut.

Ankaraja i ka bërë gjithashtu thirrje Moskës, e cila mbështet presidentin Sirian, Bashar al-Assad, t’i japin fund sulmeve në Idlib, me pretendimin se ofensiva ka shkaktuar një valë te re emigracioni në Turqi, vend i cili aktualisht po strehon 3.6 milionë refugjatë sirianë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?