English

Paralajmërimi i protestuesve në RMV nëse miratohet propozimi francez

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Protestuesit kundër propozimit francez në Maqedoninë e Veriut dhe shprehen se nuk do e kontrollojnë zemërimin.

- Advertisement -

Ata po e presin diskutimin për propozimin francez në Parlament dhe nëse ai pranohet, premtojnë se nuk do jenë aspak tolerant.

Protestuesit shfaqen të frikësuar se do e humbasin gjuhën dhe identitetin prandaj nuk do zgjedhin mënyrën për të luftuar këtë akt.

“Propozimi do të kalojë, por ata jo. Popullit i është ndezur koka më. Nuk duron. Fatmirësisht këta bullgarët na bashkuan sepse ishim të përçarë. Sido që të jetë këta do të ikin prej këtu”, u një protestues.

“Të mos pranohet kjo marrëveshje e dëmshme për Maqedoninë. Ta kthejmë emrin tonë. Nuk do lejojmë ndryshimin e historisë sonë. Askush nuk mund ta dijë se si do veprojë populli që është këtu. Se a do mund ta kontrollojë nervozizmin”, tha një tjetër.

Para Parlamentit ishin vendosur pankarta të ndryshme për heronjtë maqedonas që kanë pësuar nga okupimi bullgar dhe thirrje për hedhjen poshtë të propozimit.

“Është turp që në shekullin 21 të flasim për identitet dhe gjuhë. Populli do tregoje se si ndjehet”, tha një tjetër.

Protestuesit janë në rrugët e Shkupit tashmë dhjetë ditë me radhë duke kërkuar dorëheqje nga qeveria dhe refuzim të propozimit francez.

Disa ditë pati edhe përleshje fizike mes protestuesve dhe policisë, ndërsa mbi 50 policë u lënduan dhe 12 protestues u arrestuan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?