Protesta që PD dhe opozita po zhvillojnë pasditen e së martës në Tiranë ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve në disa nga akset kyçe brenda Unazë së Vogël.
Me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara për minuta të tëra në zonën e Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, sheshi Uillson, rruga e Elbasanit dhe në qendër pranë bashkisë.
I pyetur nga Euronews Albania një drejtues mjeti në zonën e Pallatit me Shigjeta u shpreh i revoltuar për situatën e krijuar, që rëndon mbi njerëz që nuk kanë të bëjnë fare me protestën.
“Kam punuar gjithë ditën, dua të iki në shtëpi”, tha ai.
“Ta lënë popullin të lirë, kam punuar gjithë ditën jam nesër prapë në punë. atë punë kanë këta i gjati i shkurti. Do çoj te klienti produktin, ai po më pret mua dhe mund të ma kthejë mbrapsht”, tha qytetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nis me përplasje protesta e opozitës, bllokohen kryqëzimet kyçe në Unazën e Vogël
- Çfarë pritet nga protesta, PD mbledh aleatët në seli: Tirana në duart e qytetarëve