Presidenti Emmanuel Macron, tha se Franca kërkon të hapë një dialog strategjik me partnerët e unionit për rolin që luan politika për parandalimin e armëve bërthamore franceze në sigurinë e Evropës.
Në një fjalimin para oficerëve ushtarakë të diplomuar në Paris, Macron theksoi se Franca i konsideron armët bërthamore të vendit, si një pengesë kundër sulmeve nga armiqtë, por pranoi edhe faktin se mundësia bërthamore e Francës ka rënë ndjeshëm, pasi ushtria franceze ka ulur arsenalin e saj.
“Evropa duhet të forcojë strategjinë autonome për t’u përballur me kërcënimet globale në rritje dhe të mos mbështetet vetëm tek SHBA dha NATO për mbrojtje”, – deklaroi më tej presidenti francez, ndërsa shtoi se “interesat jetike të Francës tani kanë marrë një dimension evropian”.
Macron ka njoftuar një rritje të shpenzimeve ushtarake dhe e ka pozicionuar vendin e tij, si një forcë lëvizëse për një BE të bashkuar. Udhëheqësi francez, i cili refuzoi të vendosë politikën e parandalimit bërthamor së Francës nën komandën e BE-së apo NATO-s, ashtu sikurse u sugjerua kohët e fundit nga një ligjvënës gjerman, konfirmoi gjithashtu se Brexit nuk do të ndryshonte asgjë në lidhje me bashkëpunimin bërthamor mes Francës dhe Britanisë.
Franca, fuqia e vetme bërthamore e Bashkimit Evropian pas largimit të Britanisë nga blloku, ka kohë që krenohet me parandaluesit e saj të pavarur, të ndërtuar nga heroi i Luftës së Dytë Botërore, Charles de Gaulle dhe e mbështetur me krenari që nga ajo kohë nga të gjitha presidentët francezë.