Paratë e Berlinit, Shqipëria e fundit për tërheqjen e financimeve për investime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur kancelarja gjermane, Angela Merkel ndërmori nismën e ‘Procesit të Berlinit’ në 2014-n objektivi ishte rritja e bashkëpunimit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes ‘biskotës’.

‘Biskota’ ishin fondet e bollshme të premtuara nga Bashkimi Europian, donatorë dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë të tregjeve financiare, që do të përmirësonin infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetikë në rajon.

Shteteve të Ballkanit, përfshirë këtu Shqipërinë iu kërkua hartimi i projekteve dhe aplikimi për qasje në këto fonde. Në samitin e Parisit në vitin 2016-të, projektet nga Serbia, Shqipëria dhe Kosova përfituan 600 mln euro investime. 100 mln ishin grante nga BE dhe pjesa tjetër kredi. Mes projekteve fituese ishte edhe ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.

- Advertisement -

Në samitin e Triestes, Shqipëria dhe Kosova nuk dorëzuan asnjë projekt, ndërsa Bosnja ishte përfituesja më e madhe me projektet infrastrukturore dhe energjetike.

Pandemia, kriza e çmimeve, zgjedhjet në Gjermani e largimi i Merkel dhe më pas lufta në Ukrainë zbehën vëmendjen e Berlinit dhe të BE-së në këtë nismë. Ndërkohë, një bilanc për financimet e shpërndara për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të kësaj nisme tregon që Shqipëria është e fundit në rajon përsa i përket shumës së përfituar në raport me popullsinë.

Të dhënat e Udhërrëfyesit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor tregojnë se në fund të 2020-s, Shqipëria ka tërhequr 527 mln euro mbështetje financiare për gjashtë projekte infrastrukturore.

Nga kjo ndihmë, 120 milionë janë grante dhe pjesa tjetër kredi e favorshme. Listën e kryeson Bosnja me 1.5 miliardë euro, ndjekur nga Serbia me 900 milionë euro, Maqedonia e Veriut 650 mln euro, Mali i Zi me 564 mln euro dhe Kosova me 524 mln euro.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mjekja estetiste Çaushaj: Edhe burrat duan botoks, po vijnë në çift madje

Luada Çaushaj, estetiste është shprehur se përveç grave, botoks bëjnë dhe burrat. E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, tha se çiftet...

Shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte në sheshin “Adem Jashari” në qytetin e Mitrovicës. Bëhet me dije se si pasjë e shpërthimit janë...

Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhias

Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas, janë duke vazhduar, kanë thënë zyrtarë rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit. Ata janë duke raportuar për luftime...

TË FUNDIT

“Territor i pastër”/ Asgjësohen 108 bimë kanabis në Krujë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i Pastër”,  ditën e sotme në Krujë janë kultivuar 108 bimë narkotike. Policia bën m e dije...

Drafti i propozuar nga Rama, Bundestagu konfirmon për Euronews marrjen e dokumentit

Kryeministri Edi Rama, njoftoi ditën e djeshme përmes një konference për shtyp, se i ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×