English

Paris, nis ndalimi i qarkullimit të makinave e këmbësorëve pa autorizim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Franca ka nisur zbatimin e masave të rrepta për të ndaluar qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve, pasi COVID-19 ka marrë 175 jetë në të gjithë territorin.

- Advertisement -

Për 15 ditët e ardhshme nuk do të lejohen takime në mjedise të hapura dhe as mbledhje shoqërore apo familjare. Parqet e Parisit janë të mbyllura të gjitha.

Autoritetet po i detyrojnë njerëzit të qëndrojnë brenda në shtëpi dhe lejohen të dalin vetëm nëse duhet të shkojnë në punë, për arsye shëndetësore apo për të blerë gjërat e nevojshme.

Banorët që do të duan të udhëtojnë, duhet të marrin një autorizim me shkrim ku të shpjegohen arsyet se pse duhet të lejohen. Nëse kapen duke shkelur rregullta, francezët do të gjobiten me 135 euro.

Franca ka angazhuar rreth 100 mijë policë e xhandarë në postblloqe të shumta, që të garantohet zbatimi i masave.

Në Paris, policët u bëjnë verifikimeve si këmbësorëve, ashtu dhe automjeteve, për të parë nëse kanë autorizim për lëvizjen.

Transporti publik në kryeqytet do të mbahet i hapur, por do të lejohet qarkullimi vetëm për personelin e domosdoshëm.

Në supermarket janë parë të zbrazen raftet, për shkak të frikës se mos nuk furnizohen. Ndërkohë që në çdo dyqan duhet të ruhet distanca prej një metër larg njëri-tjetrit.

Restorantet që dërgojnë ushqim në shtëpi janë lejuar të vazhdojnë punën për banorët e Parisit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?