English

Parlamenti me bazë në lindje të Libisë voton ndërprerjen e lidhjeve me Turqinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhoma e Përfaqësuesve me qendër në Lindje të Libisë, të shtunën votoi pro ndërprerjes së marrëdhënieve me Turqinë, pas miratimit me shumicë votash në parlamentin turk të memorandumit që parashikonte dërgimin e më shumë trupave ushtarake në Libi për t’i ardhur në ndihmë qeverisë së mbështetur nga OKB.

- Advertisement -

“Dhoma e Përfaqësuesve votoi njëzëri për anulimin në bashkëpunimin e sigurisë dhe ushtrisë dhe mohim të marrëveshjeve detare të nënshkruara midis qeverisë së mbështetur nga OKB dhe Turqisë”, tha në një deklaratë për media zëdhënësi i parlamentit të libisë lindore, Abdullah Bhelig.

Veç kësaj, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për anulimin e një marrëveshje politike të sponsorizuar nga OKB, të nënshkruar në vitin 2015 dhe kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të tërhiqte njohjen nga qeveria e mbështetur nga OKB, sipas deklaratës.

Me 325 vota pro dhe 184 kundër, Parlamenti turk miratoi të enjten një mocion që autorizon qeverinë të vendosë trupa në Libi për një periudhë një vjeçare.Më 27 nëntor, Turqia dhe qeveria Libiane e mbështetur nga OKB, me qëndër në Tripoli, nënshkruan dy memorandume të veçanta të mirëkuptimit mbi bashkëpunimin e sigurisë.

Ushtria me qendër në Lindje, e cila është aleate me Dhomën e Përfaqësuesve, ka qenë duke udhëhequr një fushatë ushtarake brenda dhe rreth kryeqytetit Tripoli që nga fillimi i prillit, duke u përpjekur të pushtojë qytetin dhe të rrëzojë qeverinë e mbështetur nga OKB.

Mijëra vetë janë vrarë dhe plagosur në luftime, dhe më shumë se 120,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e dhunës që ka shpërthyer në vend.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?