Prej vitesh në spital, pa shpresë për t’u shëruar Ana Estrada ka një kërkesë, t’i jepet e drejta për të vdekur me dinjitet. Ajo ka sjell në qendër të vëmendjes një temë, e cila nuk diskutohet dhe nuk pranohet në shoqërinë peruane, eutanazinë.
E lodhur nga sëmundja dhe me ndjenjën e fajit mbi supe, ajo kërkon nga gjykata që të aprovohet kërkesë e saj. Por njësoj si Ana ka shumë njerëz nëpër botë.
Eutanazia i referohet praktikës së dhënies fund të jetës në mënyrë të vetëdijshme, me dëshirën e pacientit dhe në të mirë të tij. Një praktikë e tillë megjithëse e njohur nga disa shtete si Holanda, Belgjika, Kanadaja dhe një pjesë e shteteve në SHBA, Britania e Madhe, në pjesën më të madhe të globit akoma është e jashtëligjshme dhe deri diku nuk diskutohet. Edhe kombet e bashkuara kanë preferuar të qëndrojnë të heshtur në lidhje me këtë temë.
Mjekët e konsiderojnë një përpjekje të tillë si shkelje të parimit të Hipokratit.
Me një votim historik parlameni spanjoll ka miratuar këtë të mërkurë projekt-ligjin për rregullimin e eutanazisë. Propozimi, i cili mori 201 vota pro, 140 kundër dhe dy abstenime, tani do të shkojë në Komisionin e Shëndetësisë për diskutim dhe negocim të kushteve të tij.
E vetmja kundërshtare vazhdon të jetë Kisha. Ajo e konsideron Zotin të vetmin që ka të drejtë ta japë dhe ta marrë jetën.