Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka votuar me 96 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, projektdeklaratën ku kërkohet heqja e ligjit të luftës nga ana e Greqisë.
Projekt-deklarata e propozuar nga Partia për Drejtësi integrim dhe Unitet gjeti mbështetjen e klasës politike, ku PD dhe PS bashkuan votat në parlament. Me miratimin e projekt-deklarataës i kërkohet qeverisë greke që të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë.
Projekt-deklarata u prezantua në Kuvend nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili e cilësoi ligjin si një absurd që është fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar.
“Të dy vendet tona janë anëtare të ANTO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva. Kemi mbajtur shënim edhe konsideruar përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve e për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në OSBE dhe këshillin e europës. Mes Greqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar edhe traktati i miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.
Ndryshe nga fryma e traktatit dhe vullneti politik i dyanshëm, ligji i luftës mbettë ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efekte negative që lindin kur shtet janë në gjendje lufte. E dimë të tërë që më 28 tetor 1940 Greqia shpalli ligjin e luftës, pak më vonë kemi dekretin e përcaktimit si shtet armik.
Shtetet e përcaktuara si armike janë Italia bashkë me tokat perandorake dhe klonitë e saj, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Shqipëria s’ka qenë shtet sovran që sulmonte fqinjin e si pasojë Greqia ta shpallte shtet armik. Greqia ishte e pushtuar pas sovranitet e në fakt në akte të tjera këtë gjë e ka pranuar edhe Greqia vetë. Por dispozitat e këtyre ligjeve vihen në zbatim për shtete e mësipërme.
Por çka ndodhur ndërkohë. Ndërsa me Italinë çështja u zgjidh në vitin 1947 me traktatin e paqes, për heqjen e ligjin te luftës dhe sekuestron e fatit juridik të pronave të sekuestruara.
Ajo që ka mbetur pezull është vetëm pjesa e Shqipërisë, pjesa tjetër është hequr. Ligji në fjalë është absurd përsa thash më sipër. Greqia e mban me ligj luftën, gjendje lufte dhe sekuestro për pronat dhe nga ana tjetër kemi traktat miqësie”, tha Idrizi.