English

Partia Demokratike propozon 11 masa pas përhapjes së COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një vendim të dytë ka sugjeruar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbylljes së institucioneve arsimore në të gjithë vendin. Kryedemokrati ka shkruar në “Twitter” se shteti duhet të kompensojë një nga prindërit që do të kujdeset për fëmijët që do të qëndrojnë në shtëpi gjatë kohës që çerdhet, kopshtet apo shkollat do të qëndrojnë të mbyllura.

- Advertisement -

“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, shkroi Basha.

Më herët kryetari i Partisë Demokratike i është drejtuar me një mesazh të fortë personelit mjekësor duke u rikujtuar se në dorën e tyre është shëndeti i shqiptarëve. Për ta përballur situatën me sukses ai ka udhëzuar që të mos kursehen për asgjë.

“Shëndeti i shqiptareve është në duart tuaja, sytë e njerëzve janë të fokusuara tek ju. Ndaj sot të gjithë jemi në mbështetjen tuaj për të zbatuar masat dhe sugjerimet që ju vendosni. Nuk duhet të ngurroni,  kërkoni çfarë nevojitet. Qeveritë shkojnë e vijnë, ju jeni ata që do të mbeten. Ata që kanë në dorë jetën jeni ju. Kemi një ndër stafet më të mira shëndetësore. Ajo që duhet t’u japim sot janë mjetet dhe fondet. Të gjithë duhet të dëgjojmë zërin tuaj, sa më shpesh të flisni ju, aq më qetë jemi ne. Të dashur shqiptarë, sot duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe përgjegjës për çdo veprim. Të dëgjojmë këshillat e mjekëve”, tha kryedemokrati.

Mobilizim maksimal, por edhe transparencë në informacionin që do të shpërndahet ka kërkuar nga foltorja e Partisë demokratike edhe doktoreshë Mirela Tabaku.

“Është e rëndësishme që të bëhet një komunikim tejet transparent dhe disa herë në ditë me popullatën në lidhje me situatën dhe masat e marra nga qeveria. Prioritet i rëndësishëm është marrja e masave urgjente në lidhje me mbrojtjen e personelit shëndetësore dhe lehtësimin e punës së tyre në funksion të popullatës”, tha mjekja

Tre janë komponentët kryesorë për të cilët nuk duhet humbur kohë sipas demokratit Basha: Fondet e mjaftueshme, mobilizimi maksimal dhe transparenca.

Masat e propozuara nga Partia Demokratike

1. Komunikim tejet transparent dhe disa herë në ditë me popullatën në lidhje me situatën aktuale dhe masat e marra nga qeveria.

2. Prioriteti i rëndësishëm është marrja e masave urgjente në lidhje me mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe lehtësimin e punës së tyre në funksion të popullatës. Për këtë është e rëndësishme të veprohet me shpejtësi nga ana e qeverisë në mënyrë të organizuar, me mendje të kthjellët dhe pa panik.

3. Pajisja e personelit me mjetet mbrojtëse (antivirus protection kit, maskat N95, tutat mbrojtëse, syzet apo vizierat që mbulojnë fytyrën, dorezat, qeset me qafa për veshjen e këpucëve dhe qeset për mbledhjen e mbetjeve).

4. Marrja e masave për pajisjen adekuate me mjetet mbrojtëse për autoambulancat transportuese dhe stafin mjekësor të tyre.

5. Bërja gati e çdo strukture të shërbimit parësor apo sekondar spitalor në çdo cep të Shqipërisë. Trajnim i kujdesshëm dhe i detajuar i stafeve mjekësore, qoftë për trajtimin e kujdesshëm të pacientëve, ashtu edhe për mbrojtjen e tyre.

6. Fuqizimi dhe shtimi i kapaciteteve te laboratorëve, jo vetëm i atyre epidimiologjikë, viralë, por kudo që ato janë.

7. Mobilizimi dhe vënia në dispozicion e gjithë personelit mjekësor, i cili sot nuk është aktiv, mjekë epidimiologë, infeksionistë apo edhe të specialiteteve të tjera dhe që janë aktualisht në pension.

8. Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandaluese për të gjithë popullatën dhe për personelin mjekësor në të gjitha mediat.

9. Karantinim i detyruar për personat që kanë kontakt me të infektuarit dhe vetëkarantinim vullnetar për personat që vijnë nga zona të infektuara.

10. Sigurimi i fondeve të detyrueshme nga ana e qeverisë.

11. Zbatimi me përpikmëri i të gjithë masave dhe protokolleve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kryeministri Edi Rama takon krerët e besimeve fetare

Pasditen e djeshme, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar përfaqësuesit e komuniteteve fetare të vendit për të diskutuar rreth masave mbrojtëse që mund të ndërmerren gjatë riteve fetare, për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Shefi i qeverisë ka sugjeruar që duhet më shumë kujdes gjatë ditëve të veçanta në kisha apo xhami ku mblidhen shumë njerëz, përfshi veprime si puthja e dorës, dhënia e duarve apo përqafimi të cilat janë pjesë e ritualeve fetare. Kryeministri Rama ka kërkuar që këshilla të tilla të transmetohen nga vetë klerikët pasi siç u shpreh ai nuk është etike që qeveria të vë rregulla për besimtarët.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?