English

Partia e Milo Gjukanoviç humb Podgoricën pas 24 vitesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koalicioni rreth Partisë Demokratike Socialiste (DPS) të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka humbur në kryeqytet, Podgoricë, pas 24 vitesh në pushtet.

- Advertisement -

Sipas rezultateve përfundimtare të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, Koalicioni “Të gjithë për qytetin tonë” i Gjukanoviçit fitoi më së shumti vota në Podgoricë, 38.1 përqind, shkruan Vijesti.

Por fitues i zgjedhjeve ishte Lëvizja “Evropa Tani”, e udhëhequr nga ish-ministrat Jakov. Milatoviç dhe Milojko Spajiç.

Në garën për kryeqytetin partia e Gjukanoviçit fitoi 24 mandate, lëvizja Evropa 13, Fronti Demokratik pro-rus 11, Demokratët morën 6 mandate dhe lëvizja URA 4.

Fituesit e zgjedhjeve festuan fitoren në rrugët e Podgoricës me fishekzjarre dhe me këngë nacionale serbe.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?