Të rinjtë e katër partive ishin këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku zbuluan kritikat që kanë ndaj liderëve të partisë ku ata marrin pjesë një nga kritikat nxiti debate mes Edona Haklaj dhe Barbara Dodës.
Edona Haklaj nga partia “Shqipëria Bëhet” me kryetar Adriatik Lapaj tha se për sa i përket programit të partisë, nuk ka pasur kritika, ndërsa shprehet se nëse ka pasur kritika për ndonjë qasje publike të kryetrarit. Ajo tha se një kritikë që ajo ka bërë ka qenë “shtrirja e dorës ndaj partive të reja si “Lëvizja Bashkë” dhe “Mundësia””, pasi sipas saj pala tjetër ka qenë gjithmonë refuzuese.
“Kam qenë kundër shtrirjes së dorës dhe zgjatjes së kësaj mendësie, sa kohë që nga pala tjetër ka pasur gjithmonë refuzim”, -tha Haklaj.
Barba Doda nga partia “Mundësia” e drejtuar nga Agron Shehaj tha se edhe ajo njësoj si Edona mendon se dy partitë nuk mund të bëhen bashkë. Ajo tha se partia “Mundësia” nuk mund të bashkëpunojë me partinë “Shqipëria Bëhet” pasi sipas saj nuk dihet burimi i të ardhurave të kësaj partie.
“Unë jam dakord me Edonën sepse edhe unë mendoj se partia jonë nuk mund të bashkëpunojë me “Shqipëria Bëhet” sepse nuk e dimë se si financohet dhe ne nuk duam të komprometojmë vlerat tona”,-tha Doda.
LEXONI GJITHASHTU:
- Te rinjtë zbulojnë kritikat për kryetarët e tyre, Berisha, Rama, Lapaj dhe Shehaj
- Kriza politike në Austri: Negociatat për formimin e qeverisë ende në vazhdim