English

Partia Socialiste zgjedh avokaten e re të shtetit, opozita shpreh rezervat e saj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria miratoi emërimin e Enkelejda Muçaj në detyrën e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Artur Metanin, i cili u zgjodh Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

- Advertisement -

Enkeljeda Muçaj vjen nga sektori privat ku ajo është angazhuar në një firmë ligjore prej vitit 2000.

Ajo ka asistuar klientë të huaj dhe vendas që operojnë veçanërisht në sektorin e naftës, gazit dhe minerareve si dhe në industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri.

Por, nënkryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas zgjedhjes së Enkelejda Muçës, si Avokate e Shtetit. Në një reagim në “Facebook”, Edi Paloka shkruan se Muçaj më herët ka qenë avokate e Ramës, duke mbrojtur në gjyqet kundër medias dhe opozitës.

Ish-deputeti ka shtuar se Rama nuk po mjaftohet me kapjen politike të gjithë institucioneve të shtetit, por po kap institucionet me njerëzit e rrethit të tij personal.

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?