English

Partizani me sytë nga Kukësi, Kolela: Pres më tepër nga lojtarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kukësi-Partizani do të jetë ndeshja përmbyllëse e javës së pestë të elitës së futbollit shqiptar.

- Advertisement -

Dy skuadrat kanë diferenca me njëra-tjetrën sa i përket renditjes në tabelën e klasifikimit, ndërkohë që kryeqytetasit janë të qetë në këtë pragsfidë.

Skuadra e drejtuar nga Xhovani Kolela nuk do të jetë e plotë në këtë përballje, ndërsa në dyshim janë Skuka dhe Da Silva.

“Skuka i ka ndjekur seancat stërvitore me përjashtim të një dite. Lojtari që ka probleme është Da Silva, pasi ai nuk është stërvitur rregullisht, madje ka pasur probleme në ndeshjen e fundit. Preka është stërvitur me skuadrën normalisht, ndërsa Hoti vijon programin individual. I gjithë grupi do jetë i gatshëm javën e ardhshme”, u shpreh Kolela.

Partizani është kritikuar pasi ka shënuar vetëm 4 gola në këtë kampionat, ndërkohë që italiani pohon se pret një performancë të mira nga e gjithë skuadra.

“Të them të vërtetën pres shumë jo vetëm nga sulmuesit, por gjithë skuadra. Unë pres shumë nga mesfushorët e mbrojtësit që të bëjnë gol. Sa i përket aspektit të repartit mbrojtës, mbrojtja duhet të nisë nga sulmi. Ne duhet të veprojmë si skuadër”, theksoi ai.

Verilindorët janë skuadra me formën më të dobët në këtë kampionat duke u renditur në vendin e fundit me dy pikë.

Partizani vjen pas humbjes me Erzenin në Elbasan me rezultatin 0-1, ndërkohë që shijakasit udhëheqin kampionatin me 3 fitore dhe 2 barazime.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?