English

Partizani prezanton Sormanin, trajneri italian firmos kontratën për 2 vjet e gjysmë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Adolfo Sormani zyrtarisht do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Ka qenë vetë klubi kampion i Shqipërisë që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Tekniku ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë.

- Advertisement -

Sormani ka qenë edhe në të shkuarën pjesë e partizanit në sezonin 2016-2017. Nën drejtimin e tij, të kuqtë arritën rezultate të mira në Europë duke shkuar deri në fazën Play OffEuropa League.

Sormani zëvendësoi në këtë post Franco Lerdën i cili u largua nga drejtimi i skuadrës pas rezultateve të dobëta.

Trajneri ka nisur menjëherë punën më skuadrën. Aktualisht Partizani ndodhet në vendin e katërt të Kategorisë Superiore me 28 pikë, 3 më pak se Kukësi i vendit të parë.

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?