Presidenti i klubit të Partizanit, Gazmend Demi, ka reaguar për herë të parë pas skualifikimit të Partizanit nga të gjitha garat evropiane.
Përmes një reagimi të publikuar në facebook nga vetë klubi, Demi falenderon tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë fazës eliminatore, si dhe klubin për paraqitjen e bër
Duke u ndalur te ndeshja përballë Astanës, ku Partizani barazoi 1-1 në Elbasan, Demi hodhi akuza mbi arbitrimin e ndeshjes.
Ai apelon ndaj UEFA-s që arbitrimi në këto nivele të jetë më serioz dhe të mos trajtohet Shqipëria si një vend i botës së tretë.
“Në këtë fund të aventurës evropiane të klubit tonë doja të falenderoja fillimisht tifozët që nuk na lanë kurrë vetëm këto muaj të nxehtë…Falenderim të madh për skuadrën, të gjithë çunat një e nga një, trajnerin Zekič, drejtorin sportiv Abilaliaj, stafin teknik, magazinierë e fizioterapistë, patjetër edhe administratën e klubit, që nga punëtori i fushës Ladi, e deri tek drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, për punën e palodhur në këtë aventurë evropiane. Largohemi me kokën lart duke fituar renditje dhe koefiçentë të rëndësishëm në UEFA, por duke fituar edhe eksperiencë dhe lojtarë të rinj që do të na shërbejnë në rrugëtimin tonë. Ndaj Astanas unë pashë Partizanin që dua. Nuk dua të gjej kurrë alibi, por arbitrimi në këto nivele duhet të jetë më serioz dhe UEFA nuk mund ta trajtoj më Shqipërinë si vend të dorës së tretë… Gjithësesi shikojmë përpara… Na pret një tjetër sezon i gjatë dhe i vështirë. Suksese të gjjthëve! Forca Partizani!!! P.M.T.P”, nënvizon Demi në reagimin e tij.