Pas një ecurie negative, më në fund Partizani u rikthye tek fitorja. Të kuqtë morën një trepikësh shumë të rëndësishëm në Gjirokastër përballë Luftëtarit.
Kampionët triumfuan në shifrat 3-0. Formacioni i drejtuar nga Adolfo Sormani e zgjidhi ndeshjen shumë shpejt, duke realizuar që në minutën e dytë me Solomon, ndërkohë që në mesin e pjesës së parë Broja dyfishoi shifrat.
William Cordeiro shënoi të tretin duke vulosur suksesin e Partizanit.
Një trepikësh mjaft me vlerë ky për të kuqtë, i cili më shumë se sa për renditjet vlen për moralin e ekipit që duhet theksuar se po kalonte një periudhë mjaft të vështirë pasi vinte pas 3 humbjeve radhazi.
Pas këtij suksesi Partizani ngjitet në kuotën e 31 pikëve.