Është shtyrë sërish seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Partizani”. Më 20 Janar pritet të vendoset nëse do të kalojë për gjykim apo jo.
Mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar pushimin e çështjes.
“Është detyra e SPAK të provojë fajësinë”, tha Genc Gjokutaj, avokati i Berishës.
Berisha u paraqit ditën e sotme në SPAK për masën ndaj tij detyrim paraqitjeje të dhënë disa ditë më parë nga Apeli i GJKKO.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia rrethon SPAK-un, Berisha do të duhet të paraqitet para oficerit gjyqësor
Apeli i GJKKO-së i riktheu masën e sigurisë, Sali Berisha paraqitet sot në SPAK