Boksieri shqiptar Florian Marku u mund mbrëmjen e djeshme nga briktaniku Chris Kongo në “O2 Arena” në Londër, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta.
Pas 13 fitoresh si profesionit, kjo ishte humbja e parë për Florian Markun. Britaniku Kongo “rrëmbeu” titullin IBO Intercontinental Welter, ku pas një sfide tre gjyqtarët kryesor dhanë pikë maksimale për të: 96-94, 96-93 dhe 98-92.
Florian Marku është kthyer në ring për herë të parë që prej datës 2 shtator, të vitit të kaluar, atëherë kur me nokaut teknik mposhti Dylan Moran.
Ngacmimet mes dy boksierëve kanë nisur që jashtë ringut disa ditë më parë.
Marku mbetet një nga boksierët më të mirë shqiptarë, teksa ia ka dalë të mbajë lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trajneri i Kombëtares së Boksit: Kemi boksierë shumë më të mirë se Florian Marku
- Florian Marku mposht meksikanin Ramirez