Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë krahas kryeministrave tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe atë të Serbisë Ana Brnabiç, në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër. Në një intervistë nga Londra, shefi ekzekutivit kosovar theksoi se BERZH-i në Ballkanin Perëndim çmohet pasi që fjalë kyçe e saj janë investimet.
“Shtatëdhjetë vjet më parë, Evropa e kishte SHBA-në dhe Planin Marshall. Ne ndërkaq e kemi BE-në. Dhe, ndonëse ne mund të bëjmë më shumë, edhe BE-ja mund të bëjë më shumë”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se gjatë qeverisjes së tij, do të përqendrohen tek sundimi i ligjit, në mënyrë që të luftohet korrupsionin si dhe t’i sigurojnë investimet.
“BERZH është më e mira që mund të marrim dhe besoj se me qeverinë tonë mund të bëjmë gjëra që nuk i kemi bërë më parë. Do të fokusohemi midis tjerash në lidhjen midis Prizrenit dhe Tetovës, por edhe në rehabilitimin e hekurudhës jug-veri, nga Hani i Elezit në Leshakë”, shtoi z. Kurti.
Ndërkohë zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink, me anë të një postimi në rrjetin social “Tëitter” ka dhënë detaje nga qëndrimet e kryeministres serbe dhe atij të Kosovës. Në shënimin e numrit dy të BERZH-it zbulohet qëndrimi i prerë i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në raport me shtetin e Serbisë.
“Diskutim magjepsës gjatë Samitit të BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrja serbe Ana Brnabiç argumenton se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pajtohet dhe kërkon reciprocitet / njohje të vendit”, ka shkruar Rigtering.
[twitter_feed=https://twitter.com/JRigterink/status/1231887238226685952]
Albin Kurti i prerë me Aleksandër Vuçiçin
Pak ditë më parë, konkretisht në takimin për Ballkanin Perëndimor që u organizua në kuadër të Konferencës së Mynihut në Gjermani, Albin Kurti u përplas me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa tha se tani është koha që Serbia të “çlirohet” përfundimisht nga Kosova.
Edhe pse ky takim u zhvilluan me dyer të mbyllura, në media qarkulloi një video e fjalimit tëkryeministrit kosovar, Albin Kurtit. Ai parashtroi tri parime thelbësore, të cilat sipas tij, nëse do ndiqen me riogorozitet pritet të shërojnë plagët e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.
“Duhet të kemi parasysh tre parime për t’i shëruar plagët. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E para s’ka marrëveshje pa dialog, e dyta s’ka dialog me harta, dhe së treti pa presidentë rreth hartave”-tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lexoni gjithashtu: Albin Kurti përplaset me Vuçiçin: Ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova